MENU
klinika

Përballë qytetarëve

Kryemadhi: Djegia e mandateve, vendim ekstrem, por i detyrueshëm

10.03.2019 - 18:27

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me qytetarët në Fushë-Krujë.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se djegia e mendateve ishte një veprim ekstrem, por i detyrueshëm në një vend që po shkon drejt diktakturës. Kryetarja e LSI-së, përballë qytetarëve të Fushë-Krujës tha se ndihet në borxh ndaj tyre.

“Nuk di ku ta nis, në fakt LSI ka nisur një rikostrukturim total. Ne kemi disa borxhe për burrat dhe gratë e Fushë-Krujës.

kryemadhi-ne-gramsh-konica.al

Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush edhe me kamatë. Historikisht djemtë dhe gratë e Fushë-Krujës kanë qenë në themelimin e LSI-së, që sot janë bërë burra dhe gra. Kemi një detyrim moral për t’iu takuar dhe biseduar.

Në rradhë të parë fillojmë këtë bashkëbisedim me ju, për problemet që kemi. Ne dogjëm mandatet, një veprim ekstrem por i domosdoshëm dhe i detyryeshëm në vend që po shkon drejt diktakturës. Djegia e mandateve për hir të së vërtetës ishte një nga veprimet më të rëndësishme. Edhe kur është krijuar LSI-ja , qëllimi kryesor ishtë integrimi i vendit në BE”, tha Kryemadhi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin