06.03.2019 - 18:27
“Hiq taksën ndaj Serbisë“, kjo është thirrja që kryeministri italian, Giuseppe Conte i ka drejtuar Kosovës.
Conte gjatë vizitës zyrtare në Serbi, tha se;
“Kosova duhet të tregojë përgjegjësi për të rivendosur bisedimet për tërheqjen e taksës, ndërsa shtoi se shpreson që së shpejti të arrihet një kompromis.
Kosova duhet të tregojë përgjegjësinë e nevojshme dhe përpjekjet për të rivendosur bisedimet dhe për të tërhequr taksën që vendosën nëntorin e kaluar”, tha Conte.
Ndërkohë presidenti serb Vuçiç tha se:
“Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës”.