MENU
klinika

Elefsina, gërmadhat bartin historinë

Kryeqyteti kulturor i rrënojave

10.03.2019 - 14:18

Në Elefsina, Greqi, gjendet varreza më e madhe e anijeve, madje qyteti duhet pastruar nga anijet e braktisura. Megjithëse në alarm, në vitin 2021, Elefsina do të mbajë titullin “kryeqytet i kuluturës europiane”.

Elefsina, qyteti i njohur në histori, aktualisht është problematik me gërmadhat e braktisura mbi dhe nën ujë. Këto nuk janë artifakte historike, por anije me defekt, çisterna të braktisura, anije mallrash e tragete jashtë përdorimit. Ka aq shumë të tilla, sa në det janë vendosur fanarë të vegjël, si sinjalistikë për anijet lundruse, që ato të mos përplasen me gërmadhat.

Administrata e qytetit të Elefsinas do të shfrytëzojë hovin që do të vijë prej titullit “kryeqytet i kulturës europiane”, për ta ndrequr qytetin, duke shmangur njëherë e mirë u anijet gërmadhë dhe problemet për mjedisin. Megjithatë kjo nuk është kaq e lehtë. Prej gati një viti Charalambos Gargaretas është drejtor i portit të Elefsinas. Por zhgënjimi i tij është i madh. Sepse porti është i vdekur, një varrezë me duzina anijesh të ndryshkura. „Kur këto anije kanë dalë jashtë përdorimit, ose pronarët e tyre kanë pasur probleme me ligjin, ato thjesht janë braktisur këtu.”

Anijet e rrënuara në gjirin e Elefsinas

Mbi dyzet gërmadha ndodhen para portit të Elefsinas, shumica ndodhen edhe nën ujë. Shumë prej tyre përmbajnë edhe naftë toksike të vjetër dhe katran. Ato mund ta kontaminojnë gjirin. Qeveria tani ka premtuar të veprojë dhe ka dërguar 34 vjeçarin Gargaretas që të drejtojë punën e pastrimit të portit. „Ne i konfiskojmë anijet, kur nuk gjendet pronari i tyre ose kur pronari refuzon të bashkëpunojë, ose nuk do të ketë të bëjë me to. Por ka edhe raste kur pronari ka vdekur e nuk gjenden të afërmit e tij. Në këto raste anijet nxirren nga uji, çmontohen dhe shkrihen.”

Dyshime për çmontimin e kolosëve të braktisur

Por të tilla impiante shpërbërjeje nuk ka deri tani në Greqi. Ndaj aktivisti i mjedisit Christos Christakis i sheh me skepticizëm aktivitetet e papritura të autoriteteve. Prej vitesh ai lufton kundër ndotësve të mjedisit në këtë segment të bregdetit. Shteti prej vitesh jo vetëm ka bërë sehir, por edhe i ka asgjësuar vet anijet këtu, na thotë: “Anija Noor 1 u zbulua më 2014 nga truproja bregdetare me mbi dy ton heroinë. Sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Europë. Anija u konfiskua e u la pas dore prej vet autoriteteve. “Nëse tani anijet do të çmontohen, druaj, se këto veprime sërish do të bëhen pa pasur kujdes për mjedisin. Në këtë gji dikur janë coptuar anijet. Pjesët e tyre thjeshtë janë lënë këtu dhe janë mbuluar me rërë.” Si fëmijë Christakis notonte këtu. Kush e beson, që autoritetet do t’i çmontojnë këta kolosë, kur ato nuk janë në gjendje të mbledhin mbetjet nga plazhi, shtron pyetjen aktivisti i mjedisit?

Elefsina, dikur një vend i rëndësishëm industrial, do të zërë shumë shpejt një vend të rëndësishëm në kulturën botërore. Qyteti, falë gërmadhave të sotme, do të jetë kryefjala e qyteteve me vlera të veçanta historiko-kulturore.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit