11.03.2019 - 16:01
Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Ndërmarrjen e Naftës në Kuçovë, pasi ka rënë nga një lartësi gjatë kohës që po punonte.
Sipas informacioneve, viktima është punëtori me inicialet A.G. 50 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e qytetit.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.