MENU
klinika

"Takohemi me..."

“Kur do flasim?”/ PD i lë takim Ramës: Shkurt, prerë e egër…

02.03.2019 - 10:04

“Kur do flasim”, kjo ishte ftesa e Ramës për opozitën gjatë fjalës së tij në sesionin e parë të Samitit të Diasporës Shqiptare.

Ftesës së Ramës për dialog i është përgjigjur sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.

I ftuar në studion televizive të Ora News, Gjata u përgjigj duke i lënë takim kreut të qeverisë më datën 16 mars, datë kur do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

Gjithashtu Gjata u shpreh shkurt dhe prerë se nuk do të ketë negociata dhe marrëveshje me Ramën.

“Shkurt, prerë dhe egër, nuk ka negociata dhe nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Megjithatë meqenëse qenka i dëshiruar për të folur me 16 mars do të vijmë bashkë me 200 mijë shqiptarë përpara Kryeministrisë të cilët një nga një kanë diçka për ti thënë. Le të dalë aty dhe të flasë me 200 mijë shqiptarë meqenëse dashka për të folur, 16 mars ora 11:00“, u shpreh ai.