MENU
klinika

Gabimet e ekzekutorit

“Kur do marrim lekët?”/ Zbardhen bisedat mes vrasësve të Kurtit

28.03.2019 - 09:12

Mbrëmjen e 18 marsit në zonën më të frekuentuar të Tiranës u vra 26-vjeçari, biznesmeni Jurgen Kurti.

Teksa ditën e djeshme u zbuluar edhe emri i autorit të ekzekutimit të të riut, sot janë zbardhur edhe bisedat telefonike mes vrasësve të Jurgen Kurtit.

Në lidhje me tre personat e arrestuar burime nga policia bëjnë me dije se ka prova konkrete.

Të arrestuarit kanë ndjekur për 2 javë rresht Kurtin, por nuk kanë qëlluar mbi të.

Ekzekutori i Kurtit është Klodian Bane, personi i shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë. Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Ata janë përgjuar nga grupi hetimor, ku janë zbuluar edhe bisedat mes tyre.

Gjatë bisedave është dëgjuar të përmendet edhe shumë prej 30 mijë eurosh, shumë e cila dyshohet të jetë pagesa për vrasjen e Kurtit.

“Ke folur për lekët? Kur do t’i marrim ato lekë?”, është kjo një pjesë e bisedës së zbardhur. Po ashtu në telefonin e njërit prej të arrestuarve policia ka gjetur emrin e Jurgen Kurtit.

Cilat janë gabimet e atentatorit?

-Makina me të cilin lëviznin atentatorët ka qenë në pronësi të Klodian Banes
-Makina është me letra me rregullta e regjistruar në Fier
-Në momentin e vrasjes makinës i kanë vendosur targa false.
-Targat i kanë vendosur pak para vrasjes dhe ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë
-Në momentin që ka shkrepur armën ka qenë i pamaskuar dhe dëshmitarët kanë fiksuar fytyrën e tij