MENU
klinika

Video

Kur Sadija rrëfente për vallëzimin e parë me Dritëroin

27.03.2019 - 19:25

 Në shkurt të dy viteve më parë u shua shkrimtari i madh, Dritëro Agolli në moshën 85-vjeçare. Dhe po në Shkurt të këtij viti ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, bashkëshortja e tij, Sadija.

Ajo nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira. Një dashuri e bukur 52-vjeçare.

Më poshtë gjeni një video kur Sadija tregonte në pak minuta, si u njohën dhe si ishte jeta e tyre.

“Me Dritëroin kam një histori mjaft interesante.

Ishim studentë…Dritëroi kishte ardhur në një mbrëmje vallëzimi me shkrimtarë, poetë, siç bëheshin takimet atëherë.

Edhe Dritëroi po kërcente me mua. Mirëpo më shkeli këmbën dy tre herë, dhe i thashë: Më shkele!

-Më fal, tha, se unë nuk di të kërcej mirë, prandaj të shkela.

Dhe prej asaj kohe, filluan pastaj takimet e njëpasnjëshme. Dhe dasma ka qenë përsëri një nga ato të gëzuarat siç janë gjithmonë… Unë duke vrapuar nëpër shkallët e shtëpisë së Dritëroit, me fustanin e bardhë, sepse kishin dalë të gjithë komshinjtë duke shikuar.

Pastaj lindëm vajzën, pas tre vjetëve lindëm edhe djalin.

Sigurisht ka qenë një jetë e vështirë, me emocione, se Dritëroi edhe shkruante, edhe ishte gazetar, shkonte me shërbime, unë isha shpeshherë e vetme, duhet të mbaja ekuilibrin e shtëpisë, me vjehrrën e fëmijët.

Tani fëmijët janë rritur, kanë krijuar jetën e tyre. Vajza ka dy fëmijë, djali ka vajzën, po presin të lindë edhe djali që do të ketë mbiemrin Agolli. Kështu që është bërë një shtëpi e madhe, përsëri me njerëz dhe me miq, dhe mendojmë se kështu do ta mbyllim të dy jetën.”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit