Ju ka ndodhur që të keni dhimbje therëse në fund të shpinës? Nëse keni shpeshherë këtë simptomë atëherë ekziston mundësia që të vuani nga gurët në veshka.
Jeni nga ata persona që nuk besoni te medikamentet apo operacionet? Atëherë, për largimin e gurëve nga veshkat tuaja mund të përdorni trajtimet natyrale të këshilluara më poshtë.
Lëngu i limonit dhe vaji i ullirit:
Njerëzit përdorin lëngun e limonit dhe vajin e ullirit për të eleminuar gurët në veshka. Personat që e kanë studiuar këtë metodë qartësojnë se me të kuptuar simptomat e para, duhet të provoni përzierjen e lëngut të limonit me vajin e ullirit.
Pijeni këtë kombinim dhe pastaj shoqërojeni një gotë ujë. Mund ta pini këtë përzierje ose kur jeni esëll në mëngjes ose vonë pasdite. Duhet të konsumoni edhe shumë ujë dhe nëse është e mundur pini edhe lëng limoni ekstra. Provojeni disa ditë rresht derisa të filloni të ndjeni rezultatet pozitive.
Uthulla e mollës:
Uthulla e mollës ka në përbërjen e saj acid citrik, i cili luan një rol kyç në shpërbërjen e gurëve në veshka, duke e ndihmuar trupin të largojë gurët më lehtësisht.
Ajo shquhet për prodhimin e acidit klorhidrik në trup dhe është pikërisht acidi, ai që ‘shfaros’ gurët në veshka. Ju mund ta miksoni uthullën e mollës me ujë dhe duhet ta pini gjatë ditës, veçanërisht para vakteve që të shpërbëhen gurët.
Edhe nëse gurët zhduken është e këshillueshme që ju të vazhdoni ta pini të paktën dy herë në javë, që të mos formohen gurë të tjerë në të ardhmen.