Ku humbi shpirti atdhetar e fisnik i Sylejman Beg Kryeziut?
“Sylejman Kryeziu” ishte shtatshkurtër dhe pak i shëndoshë, me ballë të lartë e të spikatur, tipare të forta kombëtare dhe shprehje të sinqerta e të vendosura. Sylejmani ishte më shumë nacionalist dhe intelektual, i prirur për të qenë më shumë diplomat dhe ushtarak. Duke e urryer dhe duke parë me mosbesim udhëheqjen komunistëve. Si intektual, ai kishte pasion për filozofi politike dhe kishte shumë miq në radhët e partizanëve.
Lëvizja Kryeziu është një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare antifshiste të Shqipërisë e Dardanisë dhe nga lëvizjet më tragjike të saj.
Në krye të saj ishin Sylejmani, Ganiu, Saidi dhe Hasan Kryeziu. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës së kombinuar të të gjithë shqiptarëve në të dyja anët e kufirit kundër okupatorëve, luftë që e çonte në çlirimin e vendit, në aleancë Alatët anglo-amerikanë. Prandaj ata u lidhën e bashkëpunuan me udhëheqësit kryesor të Luftës Antifashiste në Shqipëri e Dardani, si edhe me Aleatët, kryesisht me ata britanikë që mbulonin Gadishullin Ilirik. Ishin të vetmit nacionalistë në Shqipërinë e kohës së luftës, e kishim kapur me gjithë zemër pas idesë për ta ndërtuar Shqipërinë e arshme etnike duke e luftuar fashizmin.
Në këtë shkrim dua ti thëmë disa të vërteta që disa dëshirojnë ta errësojnë të vërtetën rreth figurës së prefektit të parë të Gjakovës. Vepra kushtuar Sylejman Kryeziut nuk është vetëm një homazh i merituar që ia bëj atij, por dhe një kontribut i çmuar që ta njohin lexuesit e këtij shkrimi, sidomos brezat e rinj, me një nga faqet e historinë së ndritur të historisë tonë kombëtare.
Por Gjakova shquhet edhe si djepi që ka nxjerrë nga gjiri i saj, burra të mençur e me kulturë, e me tradita patriotike, atdhetar të përmasave të mëdha e që i përkasin vlerave tona historike, kombëtare e kulturore. A jo nxori nga gjiri i saj një Sylejman Kryeziu, Gani Kryeziu dhe nipi i tij Enver Hadrin etj., që me veprën e tyre sublime i dhanë dritë e lavdi jo vetëm Gjakovës, por krejtë Dardanisë e mbarë Shqipërisë. Fjala është për nga karakteri dhe morali i tij, por më të madhin nga emri dhe vepra e tij, për krenarinë e familjes së tij, por edhe të gjithë shqiptarëve, për prefektin dhe burrerinë ndër më popullorët, Sylejman Kryeziu.
Prefekturën e qytetit të Gjakovës e drejtonte Sylejman Kryeziu për dy dekada me radhë, djali i fisnikut shqiptar, Murteza Beg Kryeziut. Ishte edhe nënkryetar i pushtetit administrues regjional të Shkupit në Ilirid.
Gjatë dy dekadave të qeverisjes së tij, arsimi fillor dhe ai i mesëm në Gjakovë u avancuan vrullshëm. Në vitin 1941 u hapën shkolla fillore. Po këtë vit Sylejman Kryeziu lëshoi dekret, përmes së cilit kërkoi që institucionet dhe secili dyqan në Gjakovë të vendoste flamurin kombëtar me rastin e 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë kohë trazirash, veç angazhimit të mrekullueshëm si prefekt, Sylejman Kryeziu i mori në mbroje të administratës së tij të gjitha familjet hebreje që jetonin në Gjakovë. Kjo kishte qenë një barrë e rëndë. Tij ishte dashur të qeveriste një shoqëri thellësisht konservatore, ku pjesa dërrmuese e popullsisë jetonte në fshat, në male dhe ishte shkëputur nga bota.
Sylejman Kryeziu, një nga themeluesit kryesorë të lëvizjes së ideologjike neoshqiptare. Në udhën e shqiptarizmës shprehet se nuk mund të ketë qytetërim dhe bashkim kombëtar pa program kombëtar! Sylejmani i përket një brezi që kaloi periudha shumë të rëndësishme historike, në të cilat dominuan ose u afirmuan filozofi të ndryeshme që zotëruan mendjet dhe shpirtrat e gjakovarëve në përmasa të ndryeshme.
Këtë gjë (sot) s’po e ndjen për fat të keq shpirti shqiptar i politikanëve tanë.
Sylejmani njihet si një ndër atdhetarët më në zë të kulturës dhe historisë, si prefekt e poliglot (njohës i mirë i shumë gjuhëve të botës), si atdhetar e guximtar shumëplanësh. Megjithatë, Sylejmani nuk i takonte asnjë partie politike, por ishte i vendosur në ballë të saj antifashiste, duke bashkëpunuar (jo duke inkuadruar brenda tyre) edhe me forcat nacionalçlirimtare edhe me ato nacionaliste, i bindur se kjo ishte rruga më e mirë. Ai që ka gjallëruar kulturën gjakovare dhe ka ngritur nacionalizmin si një paramodel për qytetët tjera dhe është bërë udhërrëfyes i atdhetarisë dhe armik i serbo-malazezëve dhe i fashizmit gjerman deri sa e arrestojë policia naziste në krye me Xhafe Deven dhe e internuanë “në kampetë e përqendrimit në Gjermani e Austri”. Pas kapitullimit gjerman lirohet Sylejman Kryeziu, migroi së pari në Turqi, në qytetin e Izmirit. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në këtë qytet. Ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare në vitit 1961.
Jam krenar dhe ndihem kur flas para qytetarëve të Gjakovës, kaq të etur për dije. Jam i sigurt se ky nder nuk më takon vetëm mua ngaqë emri i tij lidhet me temën e prefektit dhe nga që kam ndërmend të shkruaj me ju për vepren atdhetare të tij. Do të përpiqem t’ju paraqes sa më shkurt pasqyren historike te veprimit si prefekti i parë në komunën e Gjakovës. Sylejman Kryeziu nga Gjakova, i lindur më 20 shtator 1894 në Gjakovë, djali i babait Murteza dhe i nënës Xhylhyze. Nëna e tij ishte mbesa e Ali Pash Gucisë. I martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve, Sefedini, Murtezaja, Mehdiu, Ifaketi, Magbulja dhe Ferjalli.
Le ti kujtojmë se si ia vranë komunistat dy djemtë e tij duke i shpallur armiq e tradhëtar: Sefedinin, Murtezan dhe Mehdiun e arrestuan për disa vite burg. Rezhimi komunistë, si mjeshtër të mëdhenjë kurthesh, përdorën tërë pabesinë, hipokrizinë si dhe goditjen e asgjësimin pas shpine. Ia plaçkitën tërë pasurinë dhe në fund në këtë demokraci hajdutësh të rinjë ia shembën edhe shtëpinë duke e shndërruar pasurinë e tij në plaçkë tregu. I vetmi ngushëllim i popullit të Gjakovës ishte se ndjente që tragjedi të reja do të zhvilloheshin në Olimpin qesharak provincial të hajdutëve. Aty do të vijonin betejat për të ngrënë kokat e njëri-tjetrit dhe kjo, ishte një shfaqje që duhej ndjekur jo pa entuziazëm dhe besimi se e nesërmja mund ta shpërbënte këtë zezonë vrastare, që quhej tradhëti kombëtare.
Një shembull patriotik nga i cili duhet të krenohemi të gjithë shqiptarët!
Çfarë kuptojmë me politikën e tij. Koncepti është jashtëzakonisht i gjerë dhe përfshin çdo lloj të veprimtarisë së pavarur drejtuese e patriotike. Sot politikën e tij duhet ta kuptojmë vetëm: drejtimin dhe ndikimin në drejtimin e formacionit të tij politik, pra, sot: të një qyteti se si duhet të mbrohen vlerat kombëtare. Gjatë kohës sa ishte prefekt, punoi që Gjakovën orientale t’i jepte pamje oksidentale. Sylejmani e dëshironte Gjakovën. Ai kishte karakter të fortë dhe dukej të kishte energjinë dhe dijen për ta komanduar atë. Deri në atë kohë, Sylejmani kishte jetuar në qetësi, me krenarinë vanitoze që i jepte titulli fisnikëror i familjes, duke shtruar teza kombëtare të një rëndësie të veçantë.
Tani jeta po e hidhte në një drejtim krejt të panjohur dhe po e kërkonte një qytet të qëndresës Gjakovën në Dardani, që, për më tepër, ishte i sulmuar nga brenda dhe në qendër të intrigave ndërkombëtare dhe sidomos asaj serbo-malazeze. I ndodhur përpara një vendimi të vështirë, Sylejmani e kalonte kohën në zyren e tij në qendër të qytetit dhe se dëshira e tij e vetme ishte t’i shërbente si ushtar i thjeshtë zhvillimit dhe madhështisë së atdheut. Realiteti që kërkon të ndryshohet gjendja e shqiptarëve përmes botës shumëshkallëshe. Cilat kujtime e simbole, mite e tradita mund të zotërojnë fuqi dhe të ngjallin besnikri për shqiptarët e Gjakovës moderne? Ëndrra përbashkim kombëtar nuk është e re. Ajo nis me perandorinë e Aleksandrit, Justinianit, Pirros, Teutës, Agronit, Skënderbeut, Sylejmanit, Micit, Bajramit, Ises, Sylejman e Gani Kryeziut e Enver Hadrit… Dhe këta paraqisnin veten si qytetërime Ilire të shenjta e universale.
Nacionalizmi gjakovar sfidon çdo armik, por edhe ripërforcon shtetin kombëtar. Krahasuar me të, idealet mbikombëtare duken të vagullta dhe të zbehta, ndërsa deshira për një botë shqiptare. Me gjithe të metat që kemi, si kombi dhe nacionalizmi me shumë gjasa do të mbetet i ideali i vetem realist dhe popullor i shoqërisë gjakovare…
Sot kështu mund ta përkufizoj përfytyrimin dhe mendimin e qëndrimin tim ndaj prefektit të parë gjakovarë Sylejman Kryeziut. Se ishte atdhetar e patriot i shkëlqyeshëm dhe prefekt i pashoq flasin shumë fakte, ndër të cilat për mua është më e rëndësishmi fakti se falë angazhimit të tij ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit intelektual e njerëzor në Gjakovë. Besoj se nuk ka argument më të fuqishëm për rëndësinë e arsimin dhe edukimin dhe shkollimin e fëmijëve. Ishte një pishtar i flaktë i arsimit ku mori nismën sëbashku Sheqer Grezden për financimin e fëmijëve të talentuar gjakovarë dhe dërgimin i tyre në Austri për studime. Ishte perfekti i parë në trojet shqiptare që formoi fondin për shkollim dhe bamirësi.
Gjatë dy dekadave të qeverisjes së tij, arsimi fillor dhe ai i është mesëm në Gjakovë u avancuan vrullshëm. Në kohën e pushtimit Italian ai hapi shkolla fillore. Po këtë vit Sylejman Kryeziu lëshoi dekret, përmes së cilit kërkoi që institucionet dhe secili dyqan në Gjakovë të vendoste flamurin kombëtar me rastin e 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë kohë trazirash, veç angazhimit të mrekullueshëm si prefekt, Sylejman Kryeziu i mori në mbroje të administratës së tij të gjitha ato familje hebreje që jetonin dhe punonin në Gjakovë. Mori nismën për hapjen e biblotekës së parë dhe ndërtimin e parku të gjelbëruar në qendër të Gjakoves etj…