12.03.2019 - 08:23
Ditën e sotme rreth orës 10:00 Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.
Rendi i ditës do të fokusohet te diskutimi për vendimet e qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare të parashikuara sipas shpenzimeve.
Në njoftimin e bërë publik nga Kuvendit thuhej:
“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”.
Seanca në fjalë ishte parashikuar të mbahej javën e shkuar, por u caktua për ditën e sotme për shkak të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.