MENU
klinika

Rituali i 13 të martave

Laç/ Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

19.03.2019 - 17:51

Ka nisur pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Shna Ndout, në qytetin e Laçit. 

Pelegrinazhi vijon çdo të martë deri në 13 qershor, kur është dhe dita e përkujtimit të figurës së Shën Antonit të Padovas, që për të gjithë shqiptarët njihet si Shna Ndou.

Besimtarë të shumtë ngjiten në këtë mal, duke kryer gjatë të gjithë rrugës rite të ndryshme, si vendosjen e rrobave, përshkimin e shenjave të ndryshme në gurë dhe mure, ndezja e qirinjve, vizita te shpella e Shën Vlashit, si dhe marrja pjesë në meshën tradicionale që kremtohet me këtë rast.

Për të garantuar mbarvatjen e pelegrinazhit, janë angazhur forca të shumta të Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash të cilat do të zbatohen përgjatë 13 javeve në vijim.

Mijëra përsona udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, ndërsa natën e 12 qershorit, kur është dhe festa e këtij shenjti, nurmi i pelegrinjëve shkon mbi 1 milion.