07.03.2019 - 15:14
“Last Hurrah” është projekti i publikuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, por që u shoqërua me kritika pas publikimit.
Bebe Rexha u kritikua nga babai i saj për veshjen dhe skenat e shfaqura në videoklipin e këngës. Madje, Bebe publikoi edhe mesazhit e babait. Ajo tha se ai nuk i flet më.
Por me sa duket, ndoshta edhe këto kritika, kanë shërbyer në një reklamë më të madhe për këtë këngë, e cila në vetëm 2 javë nga dita e publikimit është shikuar plotë 14 milionë herë.
“Last Hurrah” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës. Ndoshta me këtë sukses, Bebe do ta ketë tashmë më të lehtë të rregullojë edhe marrëdhëniet me babain e saj.