MENU
klinika

Këmbimi valutor

Leku ‘fundos’ Paundin, forcohet Euro

21.03.2019 - 13:31

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur ditën e enjte me një rënie drastike të paundit britanik.

Valuta britanike ka humbur plot 1.2 pikë gjatë ditës së sotme kundrejt monedhës vendase, lekut dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 144.2 lekë në blerje dhe 145.2 lekë në shitje.

Kërkesa e kryeministres britanike Theresa May për një shtyrje të afatit me një vonesë 3-mujore të Brexit ka lëkundur ndjeshëm pozitën e paundit në tregun e këmbimit valutor.

Ndërkohë, mjaft pozitive paraqitet situata për monedhën e eurozonës, e cila ka vijuar rritjen edhe gjatë ditës së sotme. Euro ka zhvlerësuar lekun me 0.3 pikë, duke u ngjitur të enjten në kuotën e 125 lekëve.

Ndërsa, dollari amerikan është dobësuar me plot 0.4 njësi për lekë. Valuta blihet sot për 109.6 lekë dhe shitet për 110.3 lekë.

Franga zvicerane dhe dollari australian ndërkohe kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme respektivisht me 0.6 dhe 0.3 pikë kundrejt lekut nga një ditë më parë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe dollari kanadez, i cili është forcua minimalisht ndaj monedhës vendase me 0.1 njësi për lekë, duke u ngjitur në kuotën e 82.2 lekëve.

“Do paguash ujin, apo do paguash dritat"

Pensionistët të pakënaqur me bonusin e fundvitit

Sipërmarrësit ngrejnë alarmin, i bëjnë thirrje qeverinë

Rënia e euros fut në krizë fasoneritë

Paralajmërimi i Komisionit Europian

Çfarë e rrezikon ekonominë shqiptare?