MENU
klinika

40-vjetor jashtë Kosovës

Leonora Jakupi, ditëlindje në Stamboll

03.03.2019 - 20:38

Këngëtarja Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen e saj të 40-të. Leonora si gjithmonë është në formë, e bukur dhe e re, por paçka kësaj, vitet ikin.

Ajo ka preferuar që këtë ditëlindje ta festojë larg Prishtinës dhe Kosovës. Leonora ndodhet në Stamboll ku dhe ka pritur surprizat e para për ditëlindje. Në Instagram, ajo ka postuar dhe një buqetë me lule, por pa dhënë detaje për personin që ia ka dhuruar.

Siç është shprehur dhe më herët, Leonora nuk preferon që të bëj publike pjesë të jetës së saj personale: ‘Nuk bëj show me jetën time. Gjërat e shtrenjta nuk mund t’i ndash me këdo. Ekspozimi për çdo gjë është i lodhshëm dhe bëhet bajat edhe për lexuesit, aq më shumë për fansat e mi, të cilët nuk kam dëshirë t’i zhgënjej asnjëherë, kurrë’, ka qenë një deklaratë e saj e mëparshme.

E nëse për shumë persona që janë supersticioz, 40-vjetori nuk festohet, Leonora na tregon të kundërtën. Ajo na jep një shije të ëmbël lumturie dhe feste për çdo vit që kalon.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat