MENU
klinika

Biblioterapia

Leximi përjashton egon

22.03.2019 - 12:42

Biblioterapia, një praktikë që po përhapet gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit: përdorimi i librave dhe leximi si mjet për të kapërcyer izolimin, çlirimin dhe emancipimin për ata që ndjehen të dëshpëruar, vuajnë nga shqetësime mendore apo vështirësi personale. Leximi si një mjet qytetërimi dhe përfshirës, kundër çdo margjinalizimi apo përjashtimi të personave që kalojnë një gjendje të vështirë mendore apo shpirtërore.

Një nga formë ndërhyrjeje ndryshe lindur nga evoluimi psikiatrik i komunitetit dhe shoqërisë që përfshin pacientët, punëtorët, familjet, vullnetarët dhe aktivistët socialë. Gjithçka e përqendruar tek pikëpamja alternative ndaj represionit dhe bazuar në “kontrollin”, që, fatkeqësisht, vijon të jetë e rrënjosur tek një pjesë e mirë, më prapanike dhe sadiste, e kulturave politike dhe shoqërore të kohës sonë. Së fundi ka marrë jetë një projekt që i konsideron librat si një formë dialogu dhe emancipimi. Nëse librat arrijnë të shëndrrohen në instrumente emancipimi dhe çlirimi, duke u krahasuar me rezultatet e personave që ndjehen të përjashtuar dhe duke vuajtur, atëherë librat mund të përçojnë një vlerë akoma më të fortë kundër rebelimit dhe luftës.

“Të këshilloj një dozë të mirë leximi” – Kjo mbase nuk do ishte pikërisht këshilla që prisnit në çastet e vështira të jetës, por terapia e librit praktikohet dhe shpeshherë rezulatatet janë shumë dobiprurëse. Mirëpo, një artikull i botuar në New Yorker, shkruar nga antropologia dhe shkrimtarja afrikanojugore Ceridwen Dovey, na e konfirmon më së miri. “Duhet ta pranoj se edhe unë, fillimisht nuk i pëlqeja sugjerimet që më jepnin”, – thotë Dovey. Kushedi, ndoshta edhe ju nuk do t’i vlerësonit miqtë, që, teksa ju shohin të trishtuar, vendosin t’ju dërgojnë tek një ekspert letërsie. “Nuk dua vetëm librat, – shprehet Dovey tashmë, – por edhe mënyrën e rastësishme, madje domethënëse se si i gjej ata: në autobus, në një hotel apo në një librari universitare”. Megjithatë, dhurata doli të ishte e mrekullueshme. Ja disa nga arsyet, sipas Dovey, se edhe ju mund të mbështeteni tek biblioterapia, e kuptuar për herë të parë si një disiplinë në një artikull në gazetën Atlantic Monthly të vitit 1916.

Do t’i përshkruani me kënaqësi dikujt tjetër të gjithë librat që adhuroni. Dhe jo dikujt që nuk ju dëgjon ose është i hutuar, por njerëzve me ndjeshmëri të lartë, vërtet të interesuar për përshtypjet tuaja.

Do arrini të flisni më shpenguar dhe më hapur për veten, siç nuk e keni bërë kurrë më parë.

Do të flisni edhe për spiritualitetin, por thjeshtë dhe jashtë skemave. Ndoshta, atë që keni kërkuar gjithmonë.

Falë leximit do keni mundësi të gjeni episode tejet të rëndësishme të jetës, në të cilat ia vlen të zgjateni.

Do merrni këshilla të duhura dhe serioze nga një person, i cili dëshiron vërtet t’ju ndihmojë të kapërceni çastin e vështirë.

Do kuptoni se leximi në ditët tona, një nga të paktat rrugë të mbetura, do t’u ndihmojë të qaseni me transhendentin. Siç shprehej edhe Virginia Woolf: “Libri na ndan në dy pjesë, sepse akti i leximit konsiston në eliminimin e plotë të egos”.

Mund të eksperimentoni forma të ndryshme biblioterapie, nga kurset e letërsisë në qarqet e leximit.

Mos harroni se vlera e librave njihet që nga Antikiteti. Mbishkrimi mbi portën e Bibliotekës së Tebës shënon: “Vendet që ruajnë librat janë vende që kurojnë shpirtin”. Vite më pas, Frojdi e përdori literaturën për të menaxhuar rrugën psikoanalitike.

Dijeni se koha e duhur për t’u kthyer tek biblioterapisti është kur përballeni me vështirësitë e jetës. Nëse jeni në krizë karriere, nëse dashuria ka mbaruar, nëse ndjeni një dhimbje të padurueshme në shpirt, libri jo vetëm që do t’ju japë ngushëllim, por do t’ju tregojë një drejtim, një qasje ndaj gjërave, një përgjigje.

Ndoshta do të habiteni kur të zbuloni, se, sipas shkencëtarëve, tek roli i dobishëm i leximit ekziston edhe një bazë shkencore. Një studim i vitit 2011, tregon se kur lexohet, stimulohet e njëjta zonë e trurit që stimulohet kur jeton një përvojë.

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit