MENU
klinika

Promovohen traditat

Festë dhe aktivitete në Zadrimë

19.03.2019 - 17:13

Banorët e Zadrimës u mblodhën në Gjadër të Lezhës në festimet për Shën Jozefin, event tradicional në këtë zonë.

Vlerat i prezantuan përmes panairit të traditës, artizanatit, prodhimeve bujqësore dhe gastronomisë. Ndërkohë, nuk munguan as muzika dhe lojërat popullore

kolana e librave

Synimi është rikthimi i festave në një traditë në funksion të zhvillimit të turizmit. Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u shpreh se festa të tilla duhet të kthehen në traditë.

Bashkia e Lezhës ka identifikuar të gjitha festat lokale përgjatë 12 muajve të vitit, data në të cilat janë planifikuar aktivitete të ngjashme për të promovuar traditat më të mira.