MENU
klinika

Emrat

Lirohen dy anëtarë të grupit të Shijakut

06.03.2019 - 17:03

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burg ditën e sotme dy persona, të cilët u arrestuan në shtator të vitit të kaluar si pjesë e operacionit ‘Volvo4’.

Dy personat që u liruan janë; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana dhe Saimir Sulejmani nga Fieri të akuzuar për trafik droge.

Ata u arrestuan si pjesë e grupit të Shijakut. Avokati Alban Bengasi u shpreh se ‘ Jahelezi dhe Sulejmani nuk kanë lidhje me drogën dhe falsifikimin e dokumenteve”.

Deri më tani Apeli i Krimeve ka të Rëdan ndryshuar 14 nga 54 masat e sigurisë dhënë për ‘Volvo -4’.