MENU
klinika

Detyra e re në Tiranë

Lirohet nga detyra kreu i Hipotekës së Elbasanit

17.03.2019 - 19:32

Maringlen Disha nuk do të drejtojë më Hipotekën e Elbasanit. Ai është liruar sot nga Detyra ndërsa nga ZVRPP Elbasan.

Thuhet se Disha është emëruar në një detyrë tjetër në Tiranë.

“Të nderuar qytetarë të Bashkive Elbasan, Belsh dhe Cërrik! Ju bëjmë me dije që Drejtori i ZVRPP Z.Mariglen Disha është emëruar në një post tjetër në Tiranë. Në emër të gjithë stafit të zyrës sonë e falenderojmë për përkushtimin dhe kontributin e Tij në këtë drejtori dhe i urojmë suksese të mëtejshme në detyrën e re” thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare në facebook të ZVRPP Elbasan.

Maringlen_Disha-konica.al

Të njëjtin version konfirmoi dhe vetë zoti Disha, ku teksa falenderon bashkëpunëtorët, uron që në detyrën e re që i është besuar në Tiranë të ketë po aq suksese sa në Elbasan.

“Për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e mi në qarkun e Elbasanit dhe më gjerë! Dua t’ju falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam përpjekur të shërbej me gjithë forcën dhe mundësitë e mia dhe së bashku kemi arritur jo pak suksese. Miq, dua të ndaj ju, se më është besuar një detyrë tjetër në Tiranë dhe shpresoj të kem të njëjtin sukses si në Elbasan. Faleminderit për mbështetjen Tuaj!”

Maringlen Disha u emërua në krye të Hipotekës së Elbasanit në janar të një viti më parë.

Më herët ai kishte drejtuar zyrën e ALUIZNI-it dhe ka qenë edhe kandidat për deputet i PS-së për këtë qark.