Në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dosjen e lobimit në SHBA.
Bëhet me dije se Basha thirret në Prokurori si person që ka dijeni për ngjarjen.
Radhën e kaluar teksa ishte protesta e opozitës para Kuvendit, Basha ndodhej në Bruksel dhe refuzoi të paraqitej në Prokurori.
Kujtojmë që kërkesën e paraqitjes në Prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të PD-së, kreu i selisë blu e cilësoi si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.
Përmes një letre me të cilën Basha iu drejtuar Prokurorisë bëri me dije se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk janë marrë nën hetim.
Gjithashtu në letër kryedemokrati shpjegoi se zyrtarët e PD-së janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë institucionin e auzës në këtë çështje.