21.03.2019 - 13:26
Hemoragjia brenda rradhëve të LSI-së nuk ka të ndalur. Një tjetër ‘tradhëtare’ ka pranuar që të marrë mandatin e deputetes, duke mos iu bindur nismës së partisë së saj, për të djegur mandatet.
Bëhet fjalë për Ambra Borovën, e cila pranon kështu mandatin e Agron Çelës në Shkodër. Borova ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Sotm tre deputetët e rinj që dje moren në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mandatin, e qe shtojne numrin e perfaqesuesve te LSI-se ne Kuvend, pritet te bejne sot betimin.
Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, janë deputetët që u betuan sot në Kuvend, duke përfituar nga listat e LSI-së.