MENU
klinika

Profil

Luçie Miloti, ‘Bilbili i Ballkanit’ që ia kushtoi jetën muzikës

08.03.2019 - 21:02

Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930, në qytetin e Shkodrës.

Këngëtarja e njohur vinte nga një familje me tradita muzikore. Doli në skenë që në moshën 12-vjeçare, ku spikati me zërin e saj unik. Rruga e saj artistike nisi në Radion e Shkodrës, e më pas do të vazhdonte në shtëpinë e Kulturës të qytetit të Shkodrës.

Karriera e saj si në skenat kryesore të vendit, ashtu dhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare, filloi në moshën 16-vjeçare. Në vitin 1946 u transferua në Tiranë dhe kjo e afroi me jetën artistike kryeqytetase. Fillimisht u emërua  soliste në Radio Tirana dhe vetëm një vit më pas  soliste në filarmoninë shqiptare.


Me krijimin e institucioneve te tjera kulturore artistike profesioniste te kryeqytetit, Lucija u aktivizua ne filarmoninë e shtetit dhe më pas kaloi në Estradën e Tiranës. Më vonë u bë pjesë e Ansamblit Shtetëror të Këngeve dhe Valleve Popullore ku mori edhe titullin “Artiste e Merituar”.

Disa kompozime dedikuar kësaj artisteje të mrekullueshme janë: kënga nga Pjetër Gaci, “Qytetit tim”, Rud Gurashi, këngën: “Shpend ma i parë i bukurisë”, Zef Leka, me këngën: “Synin tand larush moj çike”, të Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: “Zani yt, na sjell pranverë” të kënduar nga Meri Zefi.

Në kujtimet e artistëve bashkëkohës me të, Luçie Miloti vjen si një këngëtare e veçantë. Skenën e pushtonte vetëm me zërin e saj, sepse asnjëherë nuk i përdorte gjestet shoqëruese. Në repertorin artistik numërohen 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës.

Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos” etj. Në karrierën e saj, Luçie Miloti ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në skenat e shumë kryeqyteteve të Ballkanit dhe madje të botës.

Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”.

Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës mban emrin Luçije Miloti në nder të këngëtares së mirënjohur.

Në maj të vitit 2006, ndërroi jetë nga një sëmundje, pak ditë pasi mbushi 76 vjeç.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe