MENU
klinika

Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…

04.03.2019 - 15:08

”Luledielli” kryevepra e famshme nga Vincent van Gogh, duket të jetë në gjendje kritike. Ekspozitat dhe galeritë e njëpasnjëshme të artit, ku “Luledielli” ka qenë pjesë, duket të kenë pasur ndikim mbi veprën origjinale, që daton më 1888.

Piktura nuk do të jetë më e pranishme në ekspozitat jashtë vendit, për shkak të brishtësisë që ajo paraqet tashmë, – ka njoftuar muzeu dedikuar piktorit hollandez.

 

Kjo pikturë bën një gërshetim dinamik e plot ngjyra të traditës hollandeze për pikturimin e luleve. Qëkur u bë pjesë e Galerisë Kombëtare në Londër më 1924, ajo u bë jashtëzakonisht e famshme.

‘’Në një hulumtim ndërkombëtar që iu bë tablosë evidentoi se gjendja e saj është e qëndrueshme, por delikate’’, – thuhej në një deklaratë të muzeut të Van Gogh-ut në Amsterdam.

 

Axel Rüger, drejtor i muzeut, u shpreh se ishte kjo arsyeja, që vendosëm se ‘’Luledielli’ nuk do të transferohej më në të tjera muze.

Kryevepra e koleksionit do të qëndrojnë përgjithmonë në muzeun ‘’Van Gogh’’ në Amsterdam. E realizuar 130 vite më parë, prej vitit 2016 piktura ishte objekt i një monitorimi të hollësishëm nga ekspertët.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!