MENU
klinika

Deklarata

Mandatet/ Spiropali: Tradhtarë janë ata që braktisin detyrën

13.03.2019 - 16:31

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin pas vendeve vakante të krijuara në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali sulmoi edhe dy drejtuesit e partive kryesore opozitare, ndërsa shtoi se interesi i Bashës dhe Kryemadhit nuk përkon me interesat e shumicës.

Sipas saj, ‘tradhtarë’ janë atë që kanë lënë detyrën duke dalë në rrugë kundër interesit të vendit.

“ Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit nuk përkojnë me pjesën më të madhe të shumicës. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet me fakultetet. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit dhe kjo është relizuar tashmë”, deklaroi ndër të tjera Spiropali.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin