Historitë e frymëzimit në rradhët e miliarderëve të sotëm, janë ndoshta historitë më të bukura të cilat tregojnë se si dikush ka arritur majat e suksesit falë aftësive.
Larry Ellison
Larry Ellison ka lindur në New York. Babai i tij ishte pilot Italian i Forcave Ajrore të ShBA. Nëna e tij, ia dha për birësim xhaxhait të tij.
Ai dallohej ndër të tjerët si një student i mprehtë por i pavëmendshëm. Shumë shpejt, ai braktisi studimet e tij në Universitetin e Ilinoisit për t’u regjistruar më pas në Universitetin e Çikagos, ku për herë të parë mësoi për dizajnin kompjuterik. Në moshën 22 vjeçare, u transferua në Kaliforni ku do të themelonte edhe Software Development Laboratories me një investim prej $2 000.
Vite më pas, kompania do të merrte emrin Oracle Systems Corporation, sipas dhe produktit të saj kryesor që ishte baza e të dhënave Oracle. Aktualisht, Ellison zotëron aksione në Salesforce.com, NetSuite, Quark Biotechnology Inc. dhe Astex Pharmaceuticals.
Në shtator 2011, Ellison u rendit në Listën Forbes të Billionaires si njeriu i pestë më i pasur në botë. Ellison është ende më listën e personave më të pasur, me një vlerë neto prej rreth $36.5 miliardë.
Li_Ka_Shing
Manjati i biznesit të Hong Kongut, investirori dhe filantropisti Li Ka-shing, është një nga personat më të pasur në Azi me një vlerë neto prej $31.9 miliardë.
Ai lindi në provincën Guangdong të Kinës. Pas vdekjes së babait të tij, ai u detyrua të largohej nga shkolla për të mbështetur familjen e tij para se të mbushte 15 vjeç. Ai gjeti punë në një kompani tregtare plastike ku punoi 16 orë në ditë. Pas viteve të punës së fundit, ai ishte në gjendje të fillonte kompaninë e vet, Cheung Kong Industries.
Jan Koum
Kur Facebook njoftoi se do të blinte startup-in e quajtur WhatsApp për $19 miliardë, në shkurt në 2014, Jan Korum do të kthehej në sipërmarrësit më të suksesshëm.
Korum është lindur dhe rritur në një fshat në perferi të Kievit, si fëmija i vetëm i një shtëpiakeje dhe një punëtori ndërtimi. Ai emigroi në Kaliforni me nënën e tij kur ishte 16 vjeç.
Deri në moshën 18 vjeç kur u bë dhe një haker kompjuteri ekspert, ai pranoi të bënte punë të ndryshme për të siguruar jetesën. Në vitin 1997, Korum u punësua nga Yahoo si inxhinier i infrastrukturës.
Vite më vonë, blerja e një iPhoni i dha atij idenë për të prodhuar një industri të re të aplilacioneve, që më pas do të njihej si WhatsApp.