Një gjykatë në Maqedoni dënoi me 15 vite burg shtatë persona, nën akuzën se kanë luftuar me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.
Gjashtë prej tyre u dënuan me nga gjashtë vite burg, ndërsa i shtati u dënua me nëntë vite pasi u shpall fajtor për akuzat e organizimit të një grupi terrorist. Të dyshuarit u arrestuan gushtin e kaluar në Siri nga forcat e koalicionit ndërkombëtar dhe më vonë i’u dorëzuan autoriteteve maqedonase.
Sipas policisë, 150 qytetarë të vendit i janë bashkuar Shtetit Islamik. Në mars 2016 gjashtë njerëz, përfshirë një predikues mysliman u dënuan nga pesë deri në shtatë vite burgim.
Ky është grupi i dytë nga Maqedonia Veriore që dënohet për bashkimin dhe rekrutimin luftëtarëvë në ISIS.