MENU
klinika

Kritika politikës

Marku ‘shkund’ Shkodrën: Dua më shumë nga ju!

13.03.2019 - 11:56

Kryeprokurorja Arta Marku nga Shkodra ka marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë, ndërsa ka folur edhe për mediat. Ajo u shpreh se prokurorët ia kanë dalë në punën e tyre, pavarësisht sfidave dhe problemeve apo dhe ndërhyrjeve poliitike.

Ajo  duke folur për analizën vjetore të Prokurorinë e Shkodrës tha se viti që lamë pas ka qenë një vit i vështirë, por jo i pamundur përballë sfidave të drejtësisë. Kryeprokurorja Marku pohoi se prokurorët nuk duhet ta shohin si kërcënimi procesin e vetingut, pasi kanë mbështetijen e saj dhe të ndërkombëtarëve.

Vit jo i lehte sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dale pavaresisht veshtiresive. Pavarësi s’do te thotë kaos kërkoj më shumënga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni Vetting-un si ndëshkim. Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtareve. Në shumë çështje politika ka ndërhyre në punët tona por ju keni vazhduar punën tuaj.

Shpesh herë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo padyshim që ka ndikuar në punën tuaj. Në qendër të debateve apo konflikteve politike ka qënë Prokuroria. Politika i ka dhënë të drejtën vetes për të gjykuar çdo çështje tonën”, tha Marku.