MENU
klinika

Deklarata

Marrëveshja e Prespës/ Tsipras: Goditi patriotizmin fals

06.03.2019 - 08:54

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras deklaroi se marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e vështirë, pasi e goditi rëndë nacionalizmin dhe patriotizmin fals.

Fjalimi i Tsipras kishte në fokus të ardhmen e Europës, nevojës që të formohet në një bllok më progresiv para zgjedhjeve europiane në luftën kundër nacionalizmit dhe së djathtës radikale.

Kryeministri grek u shpreh se për arritjen e marrëveshjes, qeveria rrezikoi shumicën parlamentare.

“Para një muaji në Parlamentin grek votuam një marrëveshje shumë, shumë të vështirë, por edhe të domosdoshme për vendin edhe për mbarë Ballkanin, ndoshta simbolike edhe për Europën. Marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e vështirë, pasi ishte goditje për nacionalizmin dhe patriotizmin fals.

Disa pohuan se nuk kishin arsye që ta ndërmarrim këtë përgjegjësi dhe këtë çmim, çmim politik. Në një moment kyç rrezikuam shumicën parlamentare, rrezikuam edhe atë shkurt para fillimit të ciklit zgjedhor, shkurt para zgjedhjeve europiane, pa dallim çmimit”, tha ai.

Kryeministri grek u tregua i rezervuar për forcat politike në Greqi të cilat nuk e mbështetën marrëveshjen.

“Disa nuk patën guxim të rrezikojnë shumë më pak edhe pse e vetëquajnë veten progresistë. Pse e bëmë këtë. Pse? Pasi ishim të sigurt se funksionojmë në bazë të parimeve tona dhe ishim të sigurt se e kryem detyrën patriotike pasi jemi në anën e drejtë të historisë”, u shpreh Tsipras.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi