MENU
klinika

Postimi

Masakra në Beleg/ Haradinaj: Nuk ndalemi derisa…

29.03.2019 - 11:52

Sot është 20-vjetori i gjenocidit serb në Kosovë.

Në kuadër të këtij 20-vjetori, kryeministri Haradinaj shprehet se ndonëse kanë kaluar 20 vite, do të vazhdojë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se e vërteta e Kosovës janë varret masive nëpër tërë vendin.

Hradinaj ka kujtuar masakrën në Beleg.

Postimi i plotë:

“E vërteta jonë janë varret masive në tërë Kosovën. Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës. Duke qenë se shumica e të vrarëve në Beleg konsiderohen të zhdukur të luftës kjo masakër e ka edhe dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumica nga 46 të ekzekutuarit nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë, për të cilën ata janë sakrifikuar. Sot, njëzet vjet më vonë, ne e vazhdojmë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve dhe nuk do të ndalemi deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës, të vrarë në luftë”, shprehet Haradinaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi