MENU
klinika

Pritet ballafaqim mes këshilltarëve

“Masakra” në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës

13.03.2019 - 13:28

Masakra që po ndërmerret në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës ku FSHZH po ndërmerr aktin e shkatërrimit të Gjirokastrës muzeale, ka vënë në lëvizje këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.

 

Të premten pritet të mblidhet një përfaqësi këshilltarësh nga Këshilli Bashkiak,pasi  kanë kërkuar takim urgjent me firmën zbatuese
të projektit në fjalë dhe atë suprvizuese, përfshirë edhe TID.

Në këtë takim do të jenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës.

Qytetarët gjirokastrit ndihet gjithmonë e më skeptik për sa i përket cilësisë së punimeve që po ndërmerren në pjesën më të bukur të qytetit, pikërisht pjesën muzeale të tij.

Ky skepticizëm ka gjetur përkrahjenga  këshilltarët e djathtë dhe të majtë të cilët kanë kërkuar me ngulm këtë ballafaqim publik me “përdhunuesit” e Pazarit Karakteristik, siç ata e kanë cilësuar.

Ndërsa pritet të ketë debat të madh pasi nuk janë respektuar elementët fillestarë të punëve në terren përfshirë edhe formën e shkatërrimit të gurëve dhe pllakave nga punëtorët e krahut në mungesë të një përkujdesjeje solide, pa përmendur këtu  betonizimin e kalldrëmit të hershëm duke fshirë një herë e mirë gjurmët e vjetra të Pazarit Karakteristik këtu e 110 vjet më parë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë