MENU
klinika

Mbledhja e Kryesisë

Zbardhet porosia e Bashës: Mos më rrini në kafe, por…

25.03.2019 - 12:33

Gjatë ditës së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e PD-së.

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje janë zbardhur detajet dhe porositë që Basha la për ish-deputetët.

Ai ka kërkuar angazhim në zona të caktuara. Gjithashtu pritet që të zhvillohen protesta edhe në rrethe, ku sipas Bashës ka probleme të caktuara.

Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.

Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”, mësohet të ketë thënë Basha ndër të tjera para ish-deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD.