Kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është zgjedhur Bujar Spahiu.
Bujar Spahiu mbante më parë postin e nënkryetarit të KMSH dhe u zgjodh sot në krye të këtij institucioni me 59 vota.
Në garë ishin myftiu i Tiranës Ylli Gurra që mori 26 vota dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku, i cili mori 2 vota.
Bujar Spahiu është kryetari i 10 i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa u shpreh pas fitores se ndihet i nderuar, por edhe i vendosur para sfidave.
“Më keni nderuar e më keni vënë përpara vështirësisë. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH në lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve”- tha ai.
Kujtojmë se Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara për një mandat të dytë 5-vjecar në krye të KMSH.