Ai drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në viin 1999.
Bëhet fjalë për ish-komandantin e lartë të NATO-së, Wesly Clark.
Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, Clark ka treguar se gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte vënë në dijeni nga ky i fundit se; “shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”.
“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën“, thotë Clark.
Gjithashtu ish-komandanti ka treguar edhe historinë se si ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershor të 1999 për takim me Slobodan Milosheviçin.
“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte“, ka deklaruar Clark.