MENU
klinika

"Më paralajmëruan për shqiptarët"

Ish-komandanti i NATO-s me deklaratë të fortë

30.03.2019 - 09:58

Ai drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në viin 1999.

Bëhet fjalë për ish-komandantin e lartë të NATO-së, Wesly Clark.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, Clark ka treguar se gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte vënë në dijeni nga ky i fundit se; “shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën“, thotë Clark.

991209-D-9880W-048
Supreme Allied Commander Europe Gen. Wesley Clark, U.S. Army, takes questions from reporters during a briefing at the Pentagon on the status of the NATO-led, international peacekeeping operation in Bosnia and Herzegovina on Dec. 9, 1999. The first U.S. peacekeepers entered the war-ravaged country five years ago this month in an effort to stop the ethnic killings and prevent further deterioration of the region’s infrastructure. DoD photo by R. D. Ward. (Released)

Gjithashtu ish-komandanti ka treguar edhe historinë se si ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershor të 1999 për takim me Slobodan Milosheviçin.

Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte“, ka deklaruar Clark.