MENU
klinika

Shkarkimi i konsullit

Mediat greke vëmendjen tek pasaportat shqiptare

21.03.2019 - 14:32

Media greke i kushton një rëndësi të veçantë lajmit të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për pushimin e konsullit të Janinës, Pervin Gjikuria, dhe pezullimin gjatë procesit disiplinor dhe hetimeve përkatëse të ambasadores Ardiana Hobdari.

Gazetat më prestigjioze në formatin elektronik si “Proto Thema”, “Eleftheros Typos”, “News 247.gr”, “Athens Magazine”, “pressroom.gr”, “eirinika.gr” e gazetares së mirënjohur Irini Nikolopulu, “cnn.gr”, “newpost.gr” si dhe në gazetat e botuara në shitje ditën e sotme kanë përshkruar me detaje ngjarjen e humbjes së 100 pasaportave të shtetasve shqiptarë, duke theksuar se neglizhenca ka shkaktuar dëme në shtetas që janë emigrantë prej shumë vitesh në Greqi.

Titujt bujës janë riprodhuar me lajmin e plotë në shumë faqe elektronike lokale të të gjithë Greqisë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi