MENU
klinika

10 kuriozitete

Mendoni se dini gjithçka për paranë?

23.03.2019 - 16:43

Si funksionojnë kartëmonedhat plastike angleze? Cila është monedha më e tregtuar në botë? A munden majmunët të përdorin paratë? Kush është personazhi historik, figura e të cilit shfaqet në numrin më të madh të kartëmonedhave?

10 kuriozitete që duhet të dini mbi paranë:

1. Kartëmonedhat plastike: Të papërshkueshme nga uji, të vështira për t’u falsifikuar, të riciklueshme: këto janë kartëmonedhat prej 5 sterlina të lëshuara më 13 shtator 2016 nga Banka e Anglisë që do të zgjasë 2.5 herë më shumë se kartëmonedha vjetër: Përveç portretit të Mbretëreshës Elizabeth , kartëmonedhat e reja përfshijnë atë të Winston Churchill.

2. 100 miliardë dollarë nga Zimbabve: Vërtet shumë,por me të nuk mund të blesh më shumë se një abone për autobusat. Zimbabve po kalon një periudhë krize dhe inflacion të lartë të frikshëm. Çmimet rriten dy herë më shumë brenda natës.

3. Majmunët kapuçinë: Në vitin 2005, hulumtuesit e Universitetit Yale arritën të demonstronin se majmunët kapuçinë të arsimuar siç duhet,mund të mësojnë të përdorin monedhën për të tregtuar. Gjatë eksperimentit majmunët gjithashtu treguan një lehtësi të caktuar financiare: disa prej tyre vodhën monedhat, të tjerët i përdorën ato për të grumbulluar pasuri.

4. Paundi Nazist: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët krijuan paund britanik për të destabilizuar ekonominë britanike. Edhe sot, paundi i rremë gjerman konsiderohet si një ndër falset më të mira të bëra ndonjëherë dhe është pothuajse e pamundur t’i dallosh nga ato reale.

5. Mbretëresha Elizabeth: Portreti i Mbretëreshës Elizabeth u shfaq në monedhat e 33 vendeve të ndryshme. Hera parë që u shfaq ishte në monedhën kanadeze në vitin 1935, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

6. Emri monedhave të reja: Procesi i vënies së emrit të monedhave të reja është i komplikuar. Për shembull, në vitin 1965, kur Australia la paundin për të nxjerrë një monedhë kombëtare, përpara se të zgjidhte fjalën e dollarit, qarkullonin emra të ndryshëm, duke përfshirë Kanga, roo (kangur) dhe Emu.

7. Monedha më e përdorur në botë?: Është dollari. Kjo pasohet nga euro, sterlina britanike, juan kinez dhe jen japonez.

8. Monedhë dixhitale vs Kriptomonedhë: Ka ndryshim midis monedhës virtuale dhe kriptomonedhës. Monedha virtuale u përcaktua në vitin 2012 nga Banka Qendrore Europiane,lëshohet dhe kontrollohet nga zhvilluesit e saj, përdoret dhe pranohet nga anëtarët e një komuniteti të caktuar virtual. Një kriptomonedhë (shembull: Bitcoin) është në vend të monedhave dixhitale dhe jashtëzakonisht e vështirë për të falsifikuar dhe nuk lëshohet nga një autoritet qendror.

9. Monedha e Worgl: Në 1932, qyteti austriak i Worgl arriti të reduktojë ndjeshëm papunësinë duke lëshuar një monedhë të re, e cila automatikisht humbte 1% të vlerës së saj për çdo muaj që nuk përdorej. Njerëzit ishin më të motivuar ta shpenzonin atë, pasi ajo ishte duke humbur vlerë. Në këtë mënyrë qarkulluan më shumë para, duke rezultuar në rritje pune.

10. Fotoshop i kartëmonedhave:

Në vitin 2004, Banka Qendrore për pengimin e falsifikimit (CBCDG) i kërkoi Adobe, kompanisë që bën fotoshopin të bëjë të pamundur për përdoruesit të kapin dhe të redaktojnë me imazhe kartëmonedhat amerikane.