Pas disa shtyrjeve, më në fund mësohet data kur do të shfaqet në kinema filmi i shumëpritur, “Dy gisht mjaltë”, me protagonistë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, por edhe me shumë aktorë të tjerë të njohur shqiptarë.
Ishte Ermal Mamaqi ai që bëri publike datën e kur do të shfaqet për herë të parë në kinema filmi.
“Me krenari ju prezantoj projektin tonë, (ëith my little sis @elvanagjataaaa ).Mbas një pune shumë të lodhshme do të shfaqet për t’iu dhënë buzëqeshje në 28 Mars në të gjitha Kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. @2gisht_mjalte”, shkruan Mamaqi në postimin e tij.
Në këtë film të shumëpritur, nuk janë vetëm Ermali dhe Elvana emra të njohur. Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.
Ermal Mamaqi është producent i filmit, po ashtu edhe skenari është shkruar nga ai në bashkëpunim me Besnik Mustafai dhe regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.