MENU
klinika

Pse është e rëndësishme?

Mësoni sa ujë duhet të pini në varësi të peshës suaj!

19.03.2019 - 09:23

A mundet një njeri me peshë të vogël të pijë aq ujë sa një tjetër njeri me peshë tri herë më të madhe? Përfundimisht jo!

Një gabim që njerëzit bëjnë është kur përdorin lëngjet e tjera në vend të ujit. Të marrësh më pak ujë nga sasia e rekomanduar për trupin tuaj nuk është aspak mirë.

Më poshtë mund të mësoni se sa ujë ju nevojitet për të pirë, në varësi të peshës tuaj:

Marrja ditore e ujit:

Pesha Uji
36 kg 1l
45 kg 1.1l
54 kg 1.2l
63 kg 1.5l
72 kg 1.7l
81 kg 1.9l
90 kg 2l
100 kg 2.1l
110 kg 2.5l
130 kg 2.7l
140 kg 3.5l

Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë. Uji jep ndjenjën e ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u këshillohet që të pinë një gotë ujë para çdo vakti.

Uji tretë produktet e dëmshme të cilat krijohen gjatë metabolizmit, duke mundësuar nxjerrjen sa më të shpejtë të tyre në ambientin e jashtëm. Nëse organizmit i mungon uji, kjo reflektohet në funksionimin e të gjitha sistemeve të tij dhe personi i tillë ndjen lodhje, dhembje të kokës, marramendje, etje dhe ngërçe në muskuj.