MENU
klinika

Shifrat

Mësues në Shqipëri/ Sa përqind mbi mesataren është paga e tyre?

07.03.2019 - 13:09

Sot Shqipëria feston “Ditën e Mësuesit”, por sa paguhet një mësues në vendin tonë?

Këtë vit paga e mësuesve pësoi një rritje prej 7% dhe duke marrë parasysh edhe këtë rritje një mësues i ciklit parauniversitar në Shqipëri paguhet mesatarisht 75 mijë lekë.

Sa është paga bruto mujore?

-Kjo pagë përkthehet në 60 mijë lekë në neto ose 480 euro në muaj përafërsisht.

Sa paguhet një mësues në Shqipëri?

-Vetëmm 1.5 herë ose 50% mbi pagën mesatare neto të vendit.

-Paga neto në Shqipëri fiksohet në 320 euro në muaj.

A ia vlen të bëhesh mësues në Shqipëri?

-Rritja e pagës për mësuesit hy në fuqi më 1 prill.

-Deri në këtë datë mësuesit do të paguhen 57 mijë lek në muaj neto.

-Nisur nga këto të dhëna mund të themi se në Shqipëri ia vlen të bëhesh mësues, pasi janë të mirëpaguar.