MENU
klinika

Profil

Mevlan Shanaj, pasuria e kinematografisë shqiptare

04.03.2019 - 19:24

Të gjithë e njohim Mevlan Shanaj, artisti i merituar. Ai është një figurë e shquar në kinematografinë shqiptare si një nga aktorët e nivelit më të lartë, si regjisor në kinema e televizion, si prodhues filmash, si skenarist e producent, si autor e si profesor në degën e regjisë pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.

Mevlan Shanaj, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Mallakastër, ku është shpallur edhe qytetar nderi i qytetit. Nga 1959, artisti i ardhur nga Patos, ka plotë 55 vite në Tiranë, por krenaria për Mallakastrën dhe vendlindjen është e madhe.

Është prezantuar tek publiku si aktor, regjisor në kinema dhe televizion,si skenarist, producent i filmit Pharmakon me regji e skenar të Joni Shanaj, autor dhe pedagog.

Televizioni gjithashtu është pjesë e pandarshme e jetës artistike dhe kulturore të Mevlan Shanaj. Eksperienca televizive e artistit shqiptar ka filluar si folës në television gjatë vitit 1968. Një vit më vonë Mevlanin e shohim regjizor të disa programeve televizive.

Karriera artistike e tij, fillojë në momentin e diplomimit, ku për shkak të punës së tij të shkëlqyer në punimin e diplomës, u përzgjodh për tek filmi “I teti në Bronz” me autor Dritëro Agollin.

Shanaj ka interpretuar në filmat: “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, “Ballë për Ballë”(1979) regjisor Kujtim Çashku, “Rrethimi i Vogël” (1986) regjisor Saimir Kumbaro, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Pirro Milkanit, Unë e dua Erën” (1991), regjisor Albert Minga, “Viktimat e Tivarit”(1996) regjisor Ekrem Kryeziu, “, “Lule të Kuqe Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt, “Ne kerkim te kujt” regjisor Gjergj Xhuvani.

Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I Paharruari”(1984), “Të Shoh në Sy” (1985), “Një Telegram dhe një Këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990).”Lule te kuqe, lule te zeza” Dokumentarë: “Marie Kraja”, “Tefta Tashko”, “Komani një Betejë e Madhe”, “Gju me Gju”, “Lasgush Poradeci”, “Berati Qyteti i Bardhë”, “Zëra nga Lashtësia”, “Katër Mëngjeset”, “Pandi Raidhi”, “Rrugët”, “Bibla & Kurani” , “Një ftesë nga Iliri”, “Visi”, “Përcjellja”, “Shkronjat e Pavarësisë”, “Te fala Ndreke Luca”, “Rruget” .

Gjatë punës në RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, si dramen ne tv,dhe shume spektakle,