MENU
klinika

Kërkesat e protestuesve

Minatorët në protestë, mbyllin fabrikën e bakrit në Pukë

07.03.2019 - 17:29

Minatorët vijojnë protestën në Fushë-Arrëz, ku punonjës dhe ish-punonjës të industrisë së nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit në Pukë vijojnë prej 3 ditësh protestën.

Likujdimi i 4 pagave, rikthimi i të gjithë punonjësve në punë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës janë kërkesat thelbësore të protestuesve, të cilët po mbështeten dhe nga sindikatat e pavarura.

Protestuesit mbajnë të bllokuar fabrikën e pasurimit të bakrit prej ditësh pa punë.

Ndërkohë, presidenti i Sindikatave të Pavaruara, Gëzim Kalaja deklaron, se të hënën pritet përshkallëzimi i protestës.

Protestuesit, nga ana tjetër, kërkojnë një ndërhyrje nga Qeveria, ndërsa theksojnë se protesta e tyre është për bukë dhe jo për politikë.

“Qeveria të vlerësoje problemin”, “Protesta jonë për buke, jo për politike”, shprehet një nga të pranishmit, në protestë.