Ministri i Brendshëm francez, Christoph Castaner njoftoi këtë të mërkurë gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshaj që do marrë masa për të parandaluar emigracionin ligjor dhe klandestin nga Shqipëria.
Sipas Kastaner, gjatë diskutimeve me Lleshajn u arrit një marrëveshje “për të miratuar një seri të reja masash” për të integruar dhe zhvilluar ato që tashmë ishin miratuar nga të dy vendet në fund të vitit 2017, shkruan Sputnik.
Dispozitat e reja të masave do të jenë “për të luftuar rrjetet e paligjshme të kontrabandistëve”. Për këtë qëllim, ministrat e punëve të brendshme të të dy vendeve do të formojnë grup pune të përbashkëta dhe gjithashtu do të kryhen operacione të përbashkëta për të neutralizuar këto rrjete.
Vendet gjithashtu synojnë të forcojnë koordinimin në kontrollimin e migrimit të të miturve të pashoqëruar. Numri i rasteve të riatdhesimit në Shqipëri pritet të rritet ndjeshëm, veçanërisht me fluturimet speciale.
Sipas të dhënave të cituara, vitin e kaluar 3.200 emigrantë të paligjshëm u dëbuan nga Franca drejt Shqipërsë.