MENU
klinika

Në Paris

Monica Bellucci fotografohet me të dashurin 18 vite më të ri

06.03.2019 - 19:35

Edhe pse ishte folur shpesh në mediat italiane se aktorja e famshme Monica Bellucci ishte në një lidhje të re, por ajo nuk kishte preferuar të bënte publike detaje.

Së fundmi, 54-vjeçarja është fotografuar në javën e modës në Paris në krahët e të dashurit të saj, i cili është plotë 18 vite më i ri. Ai është francezi Nicolas Lefebvre.

Monica dhe Nicolas shkaktuan një konfuzion të vërtetë në revistën Chanel teksa ishin fotografuar dorë për dore.

Kjo është hera e parë që pas shkurorëzimit me Vincent Kasell në vitin 2013 që shfaqet në krah të një mashkulli.