MENU
klinika

Nga Petrit F. Zeneli

Mos guxojë njeri të prekë Grabockën e Vakëfeve të Korçës!

25.03.2019 - 15:40

Historiani i njohur Petrit Zeneli, ka drejtuar së fundmi një thirrje kundrejt qeverisë, Bashkisë Korçë dhe Njësisë Administrative Vithkuq.

Zeneli kërkon të mos preket Grabocka e Vakëfeve të Korçës, nëse qeveria ka parashikur ndërtimin e një Hidrocentrali atje.

Ndonëse, edhe ai vetë e thekson se Pushteti vendor thotë se janë anuluar hidrocentralet, përsëri, shton historiani flitet se një i tillë është piketur në një tokë pa zot.

Ai ka publikuar dhe një dokument, fletët e tapisë, me të cilat shpegon se ajo tokë është blerë dikur me florinj nga 11 famile panaritase.

“Mos guxojë njeri të prekë Grabockën e Vakëfeve të Korçës!
Vërini në vend nderin Panaritit, Katundit, Treskës e Trebickës së përçudnuar!

E bëj këtë thirrje me indinjatë, në emër të gjithë vakëfllinjëve e grabockallinjëve, kudo ndodhen, që pasi u braktisën dhe u katandisën nga shteti në derexhenë që janë sot, i janë sulur krahinës tonë firma të ndryshme që nga TAPI në Mashkullorë e anonime të tjera, dhe po ia shqyejnë brinjët me egërsi, për interesat e tyre, të dehur nga kënaqësia se është o tokë shtetërore ose e askujt!

Pa kontaktuar askënd dhe si të ishim budallenj ne, hiqen sikur bëjnë rrugë, në fakt i badërdisën dhe ua çuan gurët në lumë fshatrave jetime nga rrëshqitjet, duke filluar që nga mali i Panaritit, në lumin e Treskës e deri në lumin Osum! Katastrofë!

Mospërfillje dhe përbuzje e komunitetit! Pushteti lokal hesht! Pushteti qendror thotë janë anulluar hidrocentralet! Nuk e kuptojmë ç’ndodh! Flitet se një hidrocentral tjetër është piketuar në një tokë “pa zot”. Stop në Grabockë! Komplet territori i saj është i blerë me flori, nga 11 familje panaritase, në gusht të vitit 1925 (pyje, ara, kullota e djerrina). Ja disa prej fletëve të tapisë, fotokopje të origjinalit, që i disponojmë që nga ajo kohë! Mospërfillja nga kushdo është tejet fyese për ne! Vërini së pari në vend nderin Panaritit, Katundit, Treskës e Trebickës së përçudnuar! Grabocka kurrësesi s’mund të jetë preja e radhës! Edhe durimi e ka një kufi!”