Ministri Lleshaj është pritur sot në Durrës me protesta nga studentët.
Ditën e sotme, Lleshaj ishte në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandar Moisiu” në Durrës.
Në momentin që ministri Lleshaj ka mbërritur në Durrës, një grup studentësh të pajisur me maska dhe pankarta në duar kanë filluar të thërrasin “turp, turp”.
Më pas një nga studentët është përplasur me ministrin Lleshaj duke i thënë se atij nuk i takon të shkojë në asnjë vend të Shqipërisë.
Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi: Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: duhet të komunikojmë
Protestuesit; Çfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp
Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin