Kina ofroi të mërkurën që të ndihmonte Venezuelën të rivendoste rrjetin e saj të energjisë, pasi presidenti Nikolas Maduro akuzoi homologun e tij amerikan Donald Trump për “sabotim” kibernetik.
Maduro, i cili zotëron kontrollin e ushtrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, ka fajësuar Uashingtonin për trazirat ekonomike të vendit të tij dhe ka denoncuar udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si kukull e Shteteve të Bashkuara.
Duke folur në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang tha se Kina ishte njoftuar se rrjeti i energjisë elektrike kishte patur probleme për shkak të një sulmi të keq.
Foto e marrë nga The Guardian
“Kina është shumë e shqetësuar për këtë,” tha Lu. “Kina shpreson që pala venezueliane të zbulojë sa më parë arsyet për këtë çështje dhe të rifillojë furnizimin normal me energji elektrike. Kina është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe mbështetje teknike”.
Energjia u kthye në shumë pjesë të vendit të martën, duke përfshirë disa zona që nuk kishin pasur energji elektrike që nga e enjtja e kaluar, sipas dëshmitarëve dhe mediave sociale.
Ndalesa ishte shkaktuar nga një problem teknik me linjat e transmetimit që lidhin hidrocentralin Guri në juglindjen e Venezuelës në rrjetin energjetik kombëtar, thanë ekspertët për Reuters.
Ministri i mbrojtjes i Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërprerjen e energjisë që ka lënë pothuajse të gjithë vendin e Amerikës Jugore pa energji elektrike dhe nxiti frikën se kriza e saj mund të hyjë në një fazë të re të paqëndrueshme.
Në një fjalim të televizionit nga pallati presidencial i Miraflores në Karakas, Vladimir Padrino López pretendoi se “Perandoria e Amerikës së Veriut” ishte pas “agresionit kriminal” të dizajnuar për të sulmuar administratën e Nicolás Maduros.
Foto e marrë nga Wired
Javën e kaluar zyrat dhe shkolla u mbyllën për të ndihmuar përpjekjet për të rivendosur energjinë. Disa spitale panë skena kaotike kur të afërmit u përpoqën të lëviznin pacientët në errësirë në mjedise të tjera mjekësore me gjeneratorë. Në Spitalin Universitar të Caracas, pacientja 25-vjeçar Marielsi Aray vdiq pasi respiratori i saj pushoi së punuari. Veç kësaj, ndërprerja ka ndikuar në transportin publik dhe lëvizshmërinë në kryeqytet.
Në vitet e fundit, Venezuela ka përjetuar një kolaps ekonomik, me mungesa të mëdha ushqimore dhe rritje inflacioni. Gjithnjë e më shumë vende fajësojnë presidentin Maduro për krizën ekonomike, e cila ka bërë që më shumë se tre milionë njerëz të largohen nga Venezuela.
Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, e deklaroi veten si president i përkohshëm më 23 janar. Ai është njohur si president i përkohshëm nga më shumë se 50 vende, por Maduro ka përkrahjen e aleatëve të tij të ngushtë Rusia, Kuba dhe Kina, ndër të tjera.
Nga Reuters