MENU
klinika

Paralajmërimi i Ramës

Nga ndëshkimet për sulmet në Kuvend, tek ironia me Metën

23.03.2019 - 13:44

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsime në Kodin Penal për të gjithë personat apo ish-deputetët që do të tentojnë të godasin zyrtarët e lartë të qeverisë apo dhe të pushtetit vendor.

Rama është sulmuar në Parlament nga demokratët, me bojë, me vezë dhe me letra.

Ndërkohë që këto akte sipas tij do të ketë dënim të pashmangshëm.

Dënimet do të jenë edhe për sportin dhe për çdo person që godet dikë tjetër për shkak të detyrës.

“Ku do shkoj unë për vete, 198 cm i kam, sa më lart do shkoj, por për të gjithë ata që duhet të kenë paga më të larta, do ta bëjmë të mundur, kushte më të mira, në shkolla, pavione, njësoj si kanë filluar të bëhen kushtet, në shumë shkolla, spitale, e qendra shëndetësore, e ne do ta bëjmë të mundur hap pas hapi.

Rama-opozita-konica.al
Rama-opozita-konica.al

Përgjigje shumë të qartë dhunës mbi mjekët, çdo goditje për shkak të detyrës, arbitrat, lojtarët, policët, e deri mbi përfaqësuesit e popullit në parlament, qeveri, bashki, kudo qofshin, edhe në sallën e Kuvendit, për këdo që ngre dorën kundër kujtdo në detyrë publike, do të garantojnë dënime në kodin penal, të pashmangshme nga asnjë prokuror, shteti ka për detyrë ti tregojë vendin e merituar”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri ka ironizuar edhe debatin pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se është gati të ndjekë shembullin e Allendes, nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike.

kongresi i ps-se-konica.al
kongresi i ps-se-konica.al

Ndërsa ironizoi debatet në studiot televizive, Rama shfrytëzoi rastin të ndalet edhe në deklaratat e Presidentit të Republikës:

“ Cdo ditë deri në darkë, miza bëhet buall dhe derrave të shtirë në kolltuqe u drejtohen me fjalën ‘zotëri’. A mendoni se Meta do vrasë veten? Ç’e ka shtyrë Presidentin të vrasë veten? Z.Kadri? Dhe derrat e shtrirë japin mendim, bëjnë vëzhgime, japin opinione.” – u shpreh Rama.