Bazuar në të dhënat e bëra publike nga analiza vjetore e Shërbimit Social Shtetëror, vihet re se vetëm vitin e kalua nga sistemi i ndihmës ekonomike janë refuzuar 20 mijë familje.
Arsyet pse janë refuzuar klasifikohen si mospërputhje gjatë verifikimit të të dhënave.
Vitin e shkuar kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 101 mijë familje. Nga këto vetëm gjysma kanë arritur që ta përfitojnë.
“Vendimet finale të muajit janar për shkak të ngarkesës së informacionit të kryqëzuar automatikisht janë gjeneruar nga 12 Drejtoritë Rajonale në muajin shkurt dhe janë vlerësuar përfitues ne total 51.834 familje/individë në nevojë, nga të cilët 50.655 janë familje në NE. 20,202 familje të tjera janë refuzuar nga sistemi për mospërputhje gjatë verifikimit të të dhënave” thuhet në raport.
Qarqet me numrin më të lartë të mospërputhjeve në raport me numrin total të aplikuesve:
-Qarku i Vlorës, 52%
-Qarku i Kukësit, 35%
-Qarku i Shkodrës, 31%
-Qarku i Dibrës, 28%
-Qarku i Lezhës, 29%
-Qarku i Fierit, 29%
-Qarku i Beratit, 19.9%
-Qarku i Korçës, 19%
Pse u skualifikuan familjet nga skema e ndihmës ekonomike?
-Mosdeklarimi i automjetit
-Marrëdheniet me punësimin
-Mosdeklarim pagash të sakta
-Mospërputhje te deklarimi te deklarimi i pensionit, kryesisht te ai i invaliditetit, por më shumë tek pension familjar.
“Për periudhën shkurt-mars 2018 janë kryer 2642 verifikime social-ekonomike për familjet jo përfituese në skemën e NE nga të cilat 165 familje kanë kryer deklarim të rremë ndërsa për pjesën tjetër janë udhëzuar administratorët shoqërorë të plotësojnë saktë deklarimet pasi nuk i kanë kuptuar pyetjet e formularit, të lejojnë të riaplikojnë muajin pasardhës si dhe t’i jepet mundësia e përfitimit nga fondi 6% i ndihmës ekonomike” thuhet në raport./ E.S