MENU
klinika

Detajet

Ndihmës sekretarja e SHBA-ve viziton Kosovën, donacion për…

18.03.2019 - 09:38

Në Kosovë sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare ndihmës sekretarja e shtetit të SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison.

Qëllimi i kësaj vizitë është fakti se Madison do të bëjë një donacion për Agjencinë Kosovare të Mjekësisë Ligjore.

Ajo do të takohet me kryeministrin Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kujtojmë që Kosova është vizituar edhe ditët e mëparshme nga zyrtarë amerikanë, ku temë diskutimi i vizitës tyre ka qenë aktualiteti politik.