MENU
klinika

Nisma e veçantë e tre qytetarëve

“Ndonjëherë, mrekullirat nisin nga gjërat e vogla”

05.03.2019 - 21:12

Shkrimtari Bamir Bebeziqi, që shumë durrsakë e njohin si djali i historianit dhe mësuesit të njohur Danish Bebeziqi, i ka kushtuar disa rradhë në një postim në Facebook një nisme të ndërmarrë nga 3 qytetarë durrsakë.

Një nismë sa e bukur aq edhe mbresëlënëse, që merr më tepër vlera në këto kohë, kur shumë nga ne kanë sjellje egoiste, sidomos ndaj hapësirave publike dhe mjedisit rreth e qark qytetit.

“Qytetarët” e ka titulluar shkrimin e tij për Marko Vreton, Fatmir Kocon dhe Ardian Tatin.

Nisma e ndërmarrë nga Vreto, Koço dhe Tati për të mbledhur mbeturinat e hedhura pa kujdes nëpër qytet, mund të shërbejë për të ndërgjegjësuar të tjerë banorë të Durrësit, të mbajnë pastër mjedisin. Mrekullirat nganjëherë nisin nga gjërat e vogla…

Shkrimi i Bamir Bebeziqit:

“Qytetaret”

U bene disa jave, qe tre qytetare te Durresit: Marko Vreto, Fatmir Koco dhe Ardian Tati, me inisiativen e tyre, dalin cdo te diele vetem nje ore pasdite, per te mbledhur mbeturinat e pleherat te hedhura pa kujdes, ne qytetin tone. Nuk bejne reklame, nuk i bien gjoksit, jane pa fjale, kane hequr nga fjalori i tyre “ankesen per papastertite” dhe ankesat pa fund per “punen e dobet te bashkise”, por i jane perveshur punes, duke kontribuar modestisht, ne pastrimin e qytetit. A do ishte e mundur si ata tre qytetare, te vepronin edhe shume te tjere? Vetem nje ore ne jave, nje grup me i madh, mund te beje mrekullira.
Poshte kam postuar disa foto, qe Marko me solli mbreme.
Sa per dijeni, Marko eshte personi qe ka mbjelle e kujdeset per 30 peme ne Durres e tani pastron edhe pleherat, bile merr edhe vajzen e tij 7-vjeçare, per te ndihmuar.