MENU
klinika

Ndryshime në Kodin Penal?

Dhuna ndaj mjekëve, çfarë paralajmëron Rama

26.03.2019 - 12:09

Gjatë një takimi me mjekë e drejtues shërbimesh, kryeministri Rama ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal për ndëshkime shembullore ndaj çdo akti dhune të ushtruar për shkak të detyrës.

Rama deklaroi se dhuna është e patolerueshme dhe se askush nuk mund ta justifikojë cënimin e sigurisë fizike.

Fjala e plotë:

“Akush nuk mund të thotë se nuk ka pasur ndryshme nga dje në sot. Kush nuk e sheh ndryshimin, ka nevojë për një kontroll te okulisti. E nëse te okulisti del në rregull nga sytë ka nevojë për psikolog, kjo është mëse e qartë, që ti dalë psikoza e negativitetit dhe e së keqes së hapur si vaj në lakra kanal më kanal e portal më portal.

Por askush nuk mund të justifikojë cënimet e sigurisë fizike. Nuk mundet që cënimi i sigurisë fizike të kthehet në një sport. Godit mjek për shkak të detyrë, godit policin për shkak të detyrës, godit godit godit… duke vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të këtij sistemit, për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit. Goditja për shkak të detyrës dënohet nga Kodi Penal.

Por fitojnë gjithmonë ata që duhet të ndëshkohen në fakt dhe humbasin ata që meritojnë drejtësi, për shkak të gjykatave që janë ende pengje të korrupsionit. Do bëjmë ndryshime në Kodin Penal. Minsitri e Drejtësisë është duke udhëhequr këtë proces dhe goditja për shaka të detyrës do të hy në një fazë të re pamundësie për të thënë jo po i ra, jo po nuk i ra, jo po ishte pa mëndje… po bëjmë gati ndërhyrjen për mos kapërcimin e vijave. Kush i kapërcen hy në burg. Përcaktimi i kufijve është një domosdoshmëri. Nuk mund të kemi spitale që ngjajnë me stacione treni në filmat “Far Wes”.

I kam parë të katër rastet e agresionit, i kam lexuar me detaje përshkrimet e skenave cfarë ishte duke bërë mjeku, cfarë i tha mjeku agresorit dhe ca përgjigje mori duke përfudnuar në spital.

Kjo është barbari, që frymëzohet në një atmosferë ku dhuna duket si opsion demokratik, duke u komentuar dhe predikuar nga lloj lloj “kadrish” që shfaqen si opinionistë, analistë. Sot është momenti që t’i japim përgjigje këtij fenomeni në dy plane.

Çdo lloj dhune për shkak të detyrës do të marrë ndëshkime të ashpra, shumë të ashpra, të njëjtin proces po bëjmë me policinë e shtetit dhe me grupet e tjera të interesit. Bëmë tryeze me FSHF se aty është shfaqja ekzemplare e dhunës të pranuar kolektivisht si fatalitet e kështu me radhë.

E fundit që doja të shtoja është ruajtja e spitaleve me polici private është nivel mizerabël, industria e policimit privat në vend është reale që ta dini ju sa policë privatë ka vendi do tronditeni, standarte shumë të ulëta, paga mizerable, nivel profesional skandaloz, përgjegjshmëri zero, me vizibilitet tronditës kur shfaqen, i keni parë, kur dalin ata dhe prezumohet se ata do ruajnë, ata janë problemi kryesor.

Nëse ne kemi diçka ekselente në këtë sistem janë mjekët vetë, njerëz që kanë lenë emër të mirë në praktika ndërkombëtare, që kanë eksperienca të jashtëzakonshme brenda një sistemi që mungonte vetëm të vije këngën partizane kur i sharronte këmbën me sharrë druri, nga pikëpamja e kushteve.

Krejt e kundërta e asaj që pikturoret nga vala e vulgaritetit të rrejeteve sociale, që i targetojnë mjekët si djalli vetë. Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua. Mua sulmet nuk mi bëjnë si kategori po si person dhe jam gjallë.”, tha Rama.